Në të njëjtën ditë me vendimin e Parlamentit për arrestimin ose jo të Berishës, ai do mbledh mbështetësit para kryesisë.

“Opozita e të drejtave të mohuara në aksion”, është zanafilla e një stine protestash, sipas Berishës.

“Do të ketë një zinxhir protestash. Ne fillojmë stinën e protestave. Pa diskutim që një projekt ka ekzistuar se asgjë nuk bëhet pa projekt. Po projekti modifikohet dhe fillohet me protesta madje edhe sporadike ku të lindin, me qëllimin më madhor që të shkohet drejt organizimeve më të fuqishme në vazhdim”, tha Berisha.

Ideja e Berishës për nisjen e protestave në momentin kur vendoset fati i tij politik nuk gjeti mbështetjen e deputetëve të grupit Bardhi, por kreu i rithemelimit nuk e sheh si krisje mungesën e mbështetësve në terren nga një pjesë e ligjvënësve demokratë.

“Çdo njeri që kundërshton Edi Ramën është me këto protesta. Nuk kemi krisje të marrëdhënieve”, shtoi Berisha.

Grupi i Bardhit jashtë kamerave deri më tani janë të mendimit të vazhdojnë mosbindjen civile vetëm brenda Kuvendit.