Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Shkodër, pasi dyshohet se kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit.
GPS u gjet në mjetin e partnerit të shtetases me iniciale O.H., ndërkohë që ka nisur hetimi nga policia për ngjarjen.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.