Është zbardhur deklarata e Sokol Mjacajt, i cili ditën e djeshme ekzekutoi brenda burgut të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi një tjetër të burgosur.
“Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”, ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, por pa treguar mënyrën se si ka mundur që ta fusë brenda burgut të sigurisë së lartë.
I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.
Megjithatë, hetuesit nuk i besojnë alibisë së Mjacajt, teksa pista kryesore ëhstë aj oe vrasjes me pagesë. Aktualisht në polici janë të shoqëruar 18 punonjës të burgut, civilë por edhe policë.
Mësohet se Mjacaj dy muaj më parë ka patur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Sakaq, viktima, Lleshi e nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.