Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë sërish gazetarin Elton Qyno. Në videon e mëposhtme, shihet Qyno teksa hipën në makinën e agjentëve të BKH-së.

Mësohet se agjentët me Qynon, po shkojnë në zyrën e tij në televizionin Ora Neës, për ta kontrolluar. Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.