SPAK ka kontrolluar sot banesën e gazetarit Elton Qyno pa qenë avokati mbrojtjës prezent. Në momentin që Qyno i ka lajmëruar se duhet që të marrë dhe avokatin, ata i kanë thënë se nuk duhet që ai të jetë i pranishëm.

Siç, shihet në videon e mëposhtme, Qyno deklaron se SPAK i ka ardhur dhe ka marrë materiale nga banesa dhe më pas janë larguar. Ndërkohë që për mbajtjen në ambientet e tyre për disa orë rresht, Qyno deklaron se prokurorët i kanë bërë presione nga të gjitha format për të treguar burimet i informacionit.

Qyno: Rrini se na ka hyrë SPAK-u. Nuk duan avokat ata. Kanë ardhur këtu, kanë marrë materiale, kanë kontrolluar të gjitha edhe hajdeni këtu por kjo është e gjitha. S’duhet të jetë avokati ishin fëmijët por nuk duhet të jetë avokati.

Gazetari: Çfarë të kanë komunikuar Elton?

Qyno: Asgjë nuk më kanë komunikuar. Vetëm më kanë komunikuar urdhrin e gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën po ashtu dhe asgjë më tepër. Unë hyra gati që në orën 11:00 dhe dola në orën 17:00 dhe nuk e di pse më ka ndodhur kjo. Më thirrën për një urdhër ndalimi të akteve për publikimin e akteve të mëtejshme nga ana tjetër më thanë që duhet të merrnin një deklarim. Dhe pastaj kanë filluar presionet të çdo lloj forme me qëllimin për të treguar burimin, kushtet dhe për të dorëzuar materialin. Në kushtet kur unë nuk e bëra një gjë të tillë u procedua me një gjë të tillë.