Një javë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Entjan Nikulaj në Lezhë, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë asnjë person të dyshuar në lidhje me atentatin.
Ndonëse janë kryer disa veprime hetimore si dhe janë marrë në pyetje shumë persona, ende nuk është arritur ende që të shkohet në gjurmët e autorëve.
Automjeti i gjetur i djegur dhe arma e zjarrit, me të cilën është kryer krimi, po ekzaminohen nga Policia Shkencore, në kërkim të ndonjë gjurme që mund të kenë lënë atentatorët.
Një provë tjetër për grupin hetimor është edhe telefoni i viktimës, tabulatet e të cilit po analizohen me imtësi për të parë komunikimet që ka pasur viktima ditën e ngjarjes, për të parë nëse është telefonuar nga ndonjë person dhe nxjerrë në pritë për ta ekzekutuar.
Automjeti BMË ngjyre gri me targa të vjedhura rezulton se ka dalë nga zona e Fushë-Krujës dhe përgjatë superstradës ka udhëtuar drejt qytetit të Lezhës.
Mendohet se ishin dy persona që ndoqën lëvizjet e viktimës dhe e ekzekutuan në vendin e quajtur Ura e Trenit, zonë kjo që ndodhej në errësire dhe nuk mbulohej me kamera sigurie.
Grupi hetimor ka dalë në konkluzionin se autorët mund të jenë vrasës me pagesë nga zona e Fushë-Krujës, por identifikimi i tyre duket mjaft i vështirë, pasi automjeti i përdorur ka qenë me xhama ti zinj si dhe janë treguar të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre.