Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia fitoi 3-1 kundër Dinamos. Për javën e 16-të në Superligë të parët që kaluan në epërsi ishin djemtë e Dritan Mehmetit me golin e Denisson pas vetëm pesë minutave lojë. Vendasit do reagonin dhe do përmbysnin sfidën në pjesën e parë. Çoba fillimisht vendosi ekuilibrat në minutën e 11-të dhe Gruda në të 31 i dërgoi të tijtë në epërsi. Pjesa e dytë u zhvillua me garë në të dyja portat, teksa Balaj në minutën e 55-të mbylli llogaritë e sfidës me golin e tretë për shkodranët. Vllaznia fiton për herë të dytë me Qatip Osmanin në stol dhe me këto tri pikë nga zona e ftohtë ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë, një më shumë se Dinamo që ndjek nga pozita e gjashtë.