Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë shpalosur prioritetet e tyre kryesore për zhvillimin e vendit. Në Kongresin e PS-së, Rama u shpreh se kanë punuar në çdo front dhe kanë luftuar me fatkeqësitë që kanë ndodhur vitet e fundit. Po ashtu ai u shpreh se po të ishte Partia Demokratike në pushtet, vendi do të ishte në humnerë momentalisht.
“Sot kemi shpalosur prioritetet tona kryesore të zhvillimit për ta ngjitur Shqipërinë në majën e lartë drejtë si cilës u nisëm 10 vite më parë. Morëm në kurriz borxhe, krim të organizuar varfëri por edhe krim ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit dhe në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin Shqipëri dhe Shqipëria goditej sa herë zihej me gojë qoftë në institucionet ndërkombëtare qoftë në mediat e botës së lirë. Kemi punuar në çdo front dhe kemi luftuar me mijëra plagë të trashëguara me plagët e zakonshme të fatkeqësive të reja që na sprovuan njëra pas tjetrës një tërmet shkatërrimtar një pandemi marramendëse. Nëse do ishte PD përballë këtyre sfidave sot do ishim në humnerë, pa asnjë ekzagjerim të ngjashme me humnerën e 1997. Vetëm falë PS të treja furtunat na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve por ama nuk i lë vetëm në momentet e vështirësive të mëdha”, tha Rama.