Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Kongresin e PS-së me batuta. Në nisje të fjalës, Rama u shpreh se edhe pse janë lodhur nga fjalimet e gjata, prap nuk kanë thënë gjë. Po ashtu, ai u shpreh se edhe pse janë të lodhur, tani duhet që të dëgjojnë fjalimin e tij.
“Më vjen shumë mirë që megjithëse ishte një kongres goxha i gjatë, ditë pushimi me një vakt dreke në mes pasi ju nuk u thatë u lodhëm mbase disa këtu e menduan që na lodhën por e rëndësishme është që jemi të gjithë këtu për ta përmbyllur këtë ditë dhe prandaj duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër”, tha Rama.