“Ka pasur vonesa të ndjeshme dhe problematika të rëndë të cilësisë së përbërjes dhe përfaqësimit, nuk po merrem me rolin e atyre që duan t’i deligjitojnë, por sot duhet ta marrim përgjegjësinë me mbështetjen nga Kuvendi.

Të plotësohen vakancat, të ruhet cilësia dhe profesionalizmi, por edhe për mënyrën e rritjes së shpejtësisë në hetim dhe gjykim të çështjeve që janë të pahetuara prej vitesh, të familjeve dhe qytetarëve që kanë të drejtë të marrin një përgjigje. Janë dhe kosto gjithë këto vonesë.

Nuk janë probleme që duhet tua lëmë në derë të tjerëve. Nuk jemi qiraxhinj, jemi zotër shtëpie, të gjithë së bashku. Të gjitha duhet një tjetër përpjeke që i bën bashkë të tre pushtetet e pavarura dhe një numër të madh institucionesh në varësi të tyre, me vetëdijen te drejtësia europiane. Pavarësisht ndertimit të një kuadër të ri ligjor, faktori themelor është ushqimi i shëndetshëm i një fryme dhe mendësie shtetërore europiane. Shqipëria është arsyeja dhe misioni pse këto tre pushtete ekzistojnë. Roli i Kuvendit në procesin e zbatimit të reformës është i parashikuar dhe i rregulluar në ligje. Por, po të pyesim vetëm cfarë ka ndryshuar, përgjigja do të ishte ‘më ka cu nana me la gojën’. Po se ça ka thënë filani e ëa i kemi thënë filanit, shkon për përshpejtimin e europianizimit të Shqipërisë, kjo nuk përfshihet dhe duhet të ndryshojë. Puna për ndryshim do të nisë një orë e më parë. Duhet të punojmë çdo ditë me vetëdijen se luftën ndaj korrupsionit nuk e bën vetëm drejtësia, por dhe vetëqeverisja. Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, prandaj kush e harron se ajo karrige është e popullit, jo e veta apo e tarafit të vetë, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Në këtë pikë nuk do zgjaten, se e dini qëndrimin që nuk ndryshon. Për të gjithë ata që harrojnë për çfarë e kanë këtë karrige, dhe kur e kap rrjeta e drejtësisë presin mbrojtje nga partia, apo bëjnë viktimën, PS qëllon të ta japë privilegjin që të ulesh në karrige, ndërsa për ta mbajtur me dinjitet dhe sukses është detyra, përgjegjësia dhe nderi yt,” tha Rama.