![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2023/11/640-0-1701275712xvisa-936.jpg)
Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit. Ky vendim u mor në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit.
Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.
Vendimi, u dakordësua sot, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, vendimi i cili e fut Shqipërinë në të ashtëquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”