“Vizita”, drama e bazuar në veprën e shkrimtarit George Herbert Wells dhe e realizuar me mjeshtëri nga trupa e aktorëve shkodranë të Teatrit “Migjeni” “Nderi i Kombit” nën e regjinë e italianit Davide Iodice ka fituar tashmë një “status” të ri. Ajo vjen si fituese e tre çmimeve të rëndësishme nga edicioni i dytë i Festivalit Teatror “Moisiu” në kryeqytet.

Drama u vlerësua nga juria me çmimet “Shfaqja më e mirë”, “Muzika më e mirë” dhe “Skenografia më e mirë”. Disa nga aktorët pjesëmarrës flasin për këtë sukses të merituar të shfaqjes.Teatri “Migjeni” do ta risjellë dramën “Vizita” sërish për publikun shkodran në datat 2 dhe 3 dhjetor në orën 19⁰⁰.