Shkrimtari Ben Blushi thotë se në studion e “Open” në News 24, se beson se do të ketë një valë të dytë kthimi të emigrantëve. Ai shtoi se Evropa nuk është më si në vitet ’90 dhe se diferenca me Evropën nuk është shumë e madhe dhe shqiptarët po jetojnë shumë më mirë se në vitet ’90.

Pjesë nga diskutimet:

Blushi: Sipas teje, në 100 njerëz qofshin shqiptarë, amerikanë, argjentinas, rusë. Ka rëndësi ku jetojnë apo si jetojnë? Si i përgjigjen? Edhe në jeton në Francë, në Argjentinë apo Guatemalë më mirë se në Shqipëri, jetojnë në këto vende. 1 milionë shqiptarë ikën pas rënies së komunizmit, pasi secili nga vendet fqinje edhe pse të varfër, ishin më të pasur se ne.

Arion Sulo: Tani kemi një valë të dytë të tmerrshme…

Blushi: Kjo që po ndodh është e rëndë, por jo fatale. Unë them do të ketë një valë të dytë, rikthim. Evropa nuk është më si në vitet ’90. Diferenca me Evropën nuk është shumë e madhe. Jetojmë shumë më mirë se në vitet ’90. Pyetja kryesore që i thotë njeriu vetes të jetojë këtu apo atje. E keni parë sa është rritur nacionalizmi patriotik që unë them që nuk është e keqe. Shumica e tyre janë jashtë. Këta janë njerëz normalë.

Sulo: Pyetja është nëse detyrohen të ikin…

Blushi: Nuk detyrohen të ikin. Ti mendon se 500 vjet në Turqi, 50 vjet në komunizëm dhe mendon se do të qeverisemi si Holanda? Ka rëndësi si jeton dhe jo ku jeton. Shqiptarët kanë dy mundësi që nuk i kanë pasur para 30 vitesh. Kanë mundësi të ikin dhe të votojnë.