Prej disa ditësh në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë po flitet shumë rreth incidentit të ndodhur në ndeshjen e futbollit të femrave, Tirana-Vllaznia.

Në konferencën e shtypit dhënë mesditën e sotme në selinë e klubit të futbollit femra Vllaznia, presidenti kuqeblu, Lazër Matija fajëson klubin bardheblu për organizimin, ku më së shumti, ajo më kryesorja, sipas tij, është mungesa e uniformave blu të policisë, pa lënë mënjanë këtu edhe ambientin e fushës sportive “Skënder Halili”, që linte për të dëshiruar.Situata në fjalë po analizohet nga strukturat përkatëse të Federatës Shqiptare të Futbollit, por si i pret presidenti kuqeblu pritshmëritë e vendimeve përkatëse?

Pavarësisht ngjarjeve më të fundit, por edhe të një klime jo pozitive edhe nga disa skuadra të tjera rivale, Vllaznia e futbollit femra është e vendosur të mos lëshojë, duke synuar titullin e 11-të kampion radhazi.