Kryendeshja e futbollit të femrave, Tirana-Vllaznia, e zhvilluar në kompleksin ”Skënder Halili” ka degjeneruar në dhunë, ku nuk kanë munguar edhe grushtet mes protagonistëve.

Mesa duket dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh gjini, dhe pasqyra më e mirë është ajo që ka ndodhur sot në fushë mes futbollisteve të Tiranës dhe Vllaznisë. Lojtaret janë konfliktuar verbalisht me njëra-tjetrën e më pas kanë goditur njëra-tjerën.

Pas shpërthimit të dhunës në fushë, zyrtarët e ndeshjes e kanë parë të udhës që ta ndërpresin ndeshjen, e cila tashmë do të bëhet pjesë e shqyrtimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.