Reshjet e borës kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit që nga paraditja. Në Shkallën e Tujanit ka reshje me intensitet më të lartë dhe makinat kanë mbetur të bllokuara.

Në Dibër ka rreth 24 fidera që kanë pasur avari, por ende nuk kanë dalë skuadra në terren për shkak të reshjeve me intensitet të lartë.

Ndërkohë, rruga e vjetër për ta kaluar në zonën e Peshkopisë është e hapur. Në të gjithë vendin në terren po punojnë 110 borëpastruese dhe rreth 1100 punonjës.