Aktori Julian Deda ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ‘mjeshtrit të madh’ të humorit Zef Deda. Në një postim të bërë në faceboook, Julian Deda njofton se homazhet do të mbahen ditën e nesërme dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit në varrezat e Rrmajit.

Postimi i Julian Dedës:

Me dhimbje të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim, Zef Deda.

Homazhet do bëhen neser (e Shtune, 25 Nentor) në hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dytë, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas percjellja për në banesen e fundit, në varrezat e Rrmajit.