E frymēzuar nga e bukura vendosa që bukurinë ta kurorëzoj me emrin “Afrodite.” Unë jam diplomuar në fushën e bukurisë në Itali dhe kam një pervo- jë pune prej 22 vitesh në një akademi prestigjioze italiane. Pas kësaj eksperience të pasur, vendosa të jap kontributin tim në vendin ku kam lindur.

Krijimi i Afrodite Academy nisi në fillimet e vitit 2013 dhe me kënaqësi mund të them që ky institucion nuk është vetëm i imi, por i të gjithë atyre që duan ta bëjnë të bukurën profesionin e tyre. Afrodite ka tani 10 vite me një staf të përkushtuar që punon ngushtë me studentët për të arritur objektivat që i kemi vendosur. Emri “Afrodite” Academy njihet për cilësinë dhe përkushtimin ndaj edukimit profesional.

Lokacionet:
Me qendër në Tiranë Shkodër, tashme edhe me degë nę Kosovë, Afrodite Academy ka zhvilluar një pranësi të fortë në rajon dhe po bën hapa të mëdhenj për të bërë emër ndërkombëtar.
Anëtarësimet:
Në këto 10 vite, Akademia është bërë anëtare e organizatave prestigjioze ndërkombëtare në fushën e bukurisë dhe estetikës, siguruar të drejta të plota për nxënësit tanë. Ky është një dëshmi e kompetencës tonë dhe përku- shtimit ndaj standardeve të larta.
Sukseset e nxënësve:
Dallimi më i madh është suksesi i nxënësve tanë. Qindra nxënës kanë përfunduar shkollën tonë dhe janë duke vazhduar me sukses profesionin në vendin tonë dhe jashtë tij. Ky është një dëshmi e trajnimit cilësor dhe aftësive që ofron Akademia.


Certifikimet e reja:
Më e rëndësishmja, Afrodite Academy tani ofron edhe certifikime për profesionet e baby-sitter-it dhe kujdesit ndaj moshave të treta. Diplomat tona njihen ndërkombëtarisht dhe ofrojnë mundësi të shkëlqyera për nxënësit tanë.
Në përfundim, Afrodite Academy është një institucion i besueshëm me një histori të arritjeve të mrekullueshme dhe një vizion të qartë për të ardhmen.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për një udhëtim cilësor në fushën e bukurisë dhe estetikës.
Faleminderit!