Legjenda e humorit shqiptar, shkodrani Zef Deda u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Klubi i Futbollit Vllaznia ka nderuar figurën e Dedës, duke bërë homazhe para ndeshjes kundër Laçit, e cila filloi pasditen e së premtes në “Loro Boriçi”.

Një fotografi me imazhin e Zef Dedës ishte në fushë, me lojtarët dhe tifozët që kanë bërë nderime. Sfida nisi edhe me një minutë heshtje për Raphael Dwamenan, ish-kapiteni i Egnatias i cili u nda nga jeta më 11 nëntor në fushë gjatë takimit Egnatia – Partizani për javën e 13-të në Superligë.