Në Parlamentin Europian në Bruksel, ku zëri i opozitës dëgjohet dhe ku demokracia funksionon, diskutuam mbi nevojën për të përhapur vlerat dhe parimet thelbësore të Bashkimit Europian, të cilat më mirë se kudo tjetër mishërohen tek familja e madhe politike e PPE, me miq të djathtë influent në Europë si Presidenti i PPE Manfred Weber, Zv Kryeministri dhe Ministër i jashtëm i Italisë Antonio Tajani, Deputetja dhe drejtuesja e departamentit të mardhënieve me jashtë dhe masmediat Deborah Bergamini, Presidenti i këshillit akademik i qendrës Martens për studimet europiane Klaus Welle, eurodeputeti Salvatore De Meo.
Simon Busuttil, sekretar i përgjithshëm i grupit të PPE në Parlamentin Europian.
Presidenti i Circolo Esperia dhe president i këshillit superior të shkollave Europiane, Antonio Cenini si dhe miq të tjerë.
Në takimet në vijim diskutuam mbi situatën e rëndë politike në Shqipëri, tentativat e pushtetit për të eleminuar opozitarizmin, kapjen dhe përdorimin e të gjitha institucioneve nga ana e qeverisë për të sulmuar opozitën. Shkrirja dhe bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të shtetit dhe drejtuesve më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar në vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve. Folëm gjithashtu mbi domosdoshmërinë jetike për të rikthyer funksionimin e demokracisë, rikthimin tek zgjedhjet e lira dhe tek vlerat europiane si rruga e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugëtimin tonë të vështirë drejt antarësimit në BE.