Java e sipërmarrjes ka mbledhur në Shkodër të gjithë aktorët kryesorë të qeverisë shqiptare, institucioneve financuese, bashkisë Shkodër dhe biznesin. Të pranishmit kanë ndarë vizionin e tyre për zhvillimin e Shkodrës, si qëndër e zhvillimit rajonal të vendit.
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në fjalën e tij, vuri theksin tek investimet që po bëhen në Shkodër por dhe tek mbështetja që për herë të parë bashkia Shkodër do të bejë për sipërmarrjet e reja dhe të rinjtë.
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka renditur disa prej investimeve që kanë nisur në Shkodër, duke ndarë edhe lajmin e lidhjes së kontratës për lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit.
Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj, dhe Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin´Elisa Spiropali, ndanë me të pranishmit vizionin e qeverisë shqiptare për mbështetjen e bizenesit e në mënyrë të vecantë mbështetjen e qeverisë ndaj Shkodrës.
Shkodra është kthyer në vëmendjen e investimeve, si një moment i rëndësishëm për zhvillimet në infrastrukturë, motorr ekonomik nëpërmjet turizmit por edhe projektet që po harton bashkia Shkodër për Urën e Bahçallekut, hyrjen e Shkodrës që është në fazë tendérimi, rrugën e dukagjinit, rrugën Shëngjin – Velipojë dhe rrugën Shirokë – Zogaj ku pritet të nisë puna.