Kabinat elektrike dhe transformatorët në qytetin e Shkodrës i janë nënshtruar një ndërhyrje. Sipas drejtorit të operatorit të energjise elektrike, ky rikonstruksion ka qënë tejet i nevojshëm për të ofruar më shumë siguri.
Zhuka, i pyetur mbi defektet e shumta elektrike pranë stacionit të pompave në Dobraç, tha se ky institucion është i një rëndësie tejet të veçantë dhe kërkon linjë të posaçme.
Në harkun kohor të dy javëve Shkodra mbeti disa herë pa ujë të pijshëm si shkak i ndërprerjes së energjise elektrike.