Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike është përgjigjur paraditen e sotme pas mbledhjes së Grupit Parlamentar për alternativat e aksionit opozitar. Sipas Berishës nuk përjashtohet alternativa për të shkuar në grevën e urisë. Kryedemokrati ka akuzuar Kryeministri Edi Rama për sjelljen e tij anti-ligjore duke përdorur sipas tij Gardën e Republikës.
Shembulli personal që japin deputetët, sipas Berishës, është një nga mënyrat që tregon se beteja opozitare po bëhet për atë që qytetarët i kanë votbesuar, t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë.
“Akt më të turpshëm dhe më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetë të opozitës kishim mbledhjen e tyre në sallën e Grupit parlamentar, mund ta përjashtosh nga komisionet por pa i hequr imunitetin nuk e përjashton dot nga mbledhja e Grupit Parlamentar. Kjo ndodh për shkak të përroit psiqik të një njeriu të lidhur me krimin, me procese penale që përpiqet të mposht opozitës. Sot opozitë është më e fortë se kurrë. U drejtohem qytetarëve, se kjo që ndodh është asgjësimi i parlamentit, dhe të gjithë ju që besoni se një parlament është jetik për liritë tuaja dhe zhvillimin e vendit, kjo skenë është atentati më i rëndë ndaj pluralizmit politik. Opozita po qëndron dhe do qëndroj e gatshme për çdo sakrificë, për të mbrojtur idealet dhe besimin e qyqarëve dhe se përqafuesit të kenë të drejtë të ngrenë komisione parlamentare. Deputetët kanë propozuar rezoluta dhe rrinë në sirtarët e Lindës dhe nuk vjen në Parlament. Nuk ndalojmë për asnjë. Edi Rama kërkon të imponojë me çdo kush opozitës se kush duhet ta përfaqësoj atë në kundërshtim me rregulloren. Ne e mbrojmë Bylykbashin si përfaqësues tonë në kryesin e Komisionit Zgjedhor, Edi Rama ka tmerr. Opozita nuk përjashton asnjë hap. Ju e shihni se ajo po bën një betejë. Sot Parlamenti i Shqipërisë funksionon në zoom. Opozita do të vazhdojë betejën e saj deri në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë. Sot mbyllen dyert në aktin më të turpshëm, ata u futën nga dritarja. Betejën do e vazhdojmë me Ramën. Garda janë rrogëtarë, por zbatojnë urdhra antiligjor. Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por po japim shembullin personal. Ata që do i thërrasim në protestë, po i japim shembullin personal.”- përfundoi Berisha.