Edicioni i parë i Love Island Albania, mbylli siparin mbrëmë, me çiftin triumfues Ueda dhe Arlind, të cilët rrëmbyen çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

“Falenderoj të gjithë ata që kanë mbështetur dhe e dija, e dija që do fitoja. Në këtë rast unë kam fituar dy çmime”, tha Arlindi pas fitores.

“U ndjeva e fituar edhe para fitores. Ka qenë si qershia mbi tortë. Erdha me një qëllim që doja një person të jetës dhe e gjeta tek Arlindi”, shtoi Ueda.

Ueda dhe Arlind, veç fitores, gjetën edhe dashurinë tek njëri-tjetri, duke i vulosur momentet e tyre romantike në vilën e dashurisë me një propozim fejese live në natën finale. Në vend të dytë, publiku zgjodhi Amadea dhe Haris, të cilët janë një ndër çiftet më simpatikë të krijuar në Love Island Albania.

“Kam bërë një eksperiencë të bukur, s’e harroj kurrë dhe kam fituar Amadean. Çfarë mund të them më shumë. Mendoj që do të jetë e bukur eksperienca, do e vazhdojmë lidhjen e fortë siç e kemi”, tha Haris.

“Unë kam fituar Harisin. Kemi edhe udhëtimin në Paris…”, shtoi Amadea.

Çifti i tretë sipas votave të publikut, u zgjodh Aleksandros dhe Erida, të cilët në çdo moment të mbrëmjes së kaluar, i deklaruan dashurinë njëri-tjetrit.

Emocionet dhe surpriza ishin rezervuar edhe për çiftin Aishah dhe Everaldo, të cilët u eliminuan të parët nga gara për çmimin e madh. Por kjo nuk i prishi atmosferën çiftit të cilët kanë folur shpesh për një lidhje serioze edhe jashtë vilës së dashurisë.

Por mbrëmja e djeshme, veç finalistëve pati të personazhe të njohur nga bota e artit dhe sportit të cilët publikisht mbështetën çiftin e tyre të preferuar.

Ne një natë maratonë, u mbyll edicioni i parë i spektaklit Love Island, i cili në botë mbetët më i ndjekuri që u soll për herë të parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan ekskluzivisht nga Televizioni Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Tv Klan