Kiara Tito do të jetë moderatore e forumit “Dancing With The Stars Fan Club”, që do të transmetohet në ekranin e “Top Channel” çdo të diel, në orën 12:45.

Moderatorja e njohur do të presë në studio konkurrentët pjesëmarrës, të eliminuar, familjarët e tyre, të afërm e opinionistë të ndryshëm.

Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e spektaklit mund të shohim edhe look-un e parë të Kiarës në këtë eksperiencë të re në “Top Channel”, e veshur e gjitha me ‘gold’.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe partneri i saj, Luiz Ejlli. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” promon e emisionit dhe ka treguar edhe njëherë mbështetjen e tij për Kiarën.

“Krisht i dashtun sa e mirë është”, ka shkruar këngëtari i dashur për publikun në postimin e tij në “Instastory”, ku shfaqet partnerja e tij.