Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother, Luiz Ejlli është shprehur se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë me Kiarën. Ai madje ma shaka ka thënë që gjatë muajit të mjaltit dëshironte që të ikin dy dhe të kthehen tre(duke shpresuar për një shtatzani të Kiarës).

Ndërkohë që muaji mjaltit ka përfunduar, Luizi ka ngacmuar fansat me një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, mbrëmjen e kaluar. Këngëtari ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me Kiarën, teksa mban një foshnje në krahë.

Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan katër muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për “story” që do bëjmë pas disa kohës”, shkruan artisti bashkangjitur postimit.

Kaq është dashur që komentuesit të shpërthejnë në urime për çiftin, ku madje dikush shkruan: “Zemra vendit po më del, si ta kuptojmë ne këtë?”.

Me bindje mund të themi që ky postim i Luizit ka bërë paksa lëmsh internetin , pasi vetëm pak kohë më parë, ai i dha fund aludimeve për një shtatzani të mundshme të Kiarës.

A mos ndoshta Luizi dhe Kiara na paralajmëruan se së shpejti do