Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shkodrës. Report TV mëson se babë e bir janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme në rrethana ende të paqarta dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Zef Guri ndërsa është plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri.

– Për shkak të zonës së thellë ku ndodhi vrasja policia është nisur drejt vendit të ngjarjes me helikopter.

Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015 figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

Gazetarët e Report Tv dhe Shqiptarja.com po ndjekin ngjarjen dhe do të përcjellin në çdo moment informacionin më të fundit lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Të gjitha zhvillimet për këtë lajm janë të renditura më poshtë.