Zbardhet vrasja dhe plagosja e babë e bir në Dukagjin, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 4 persona për ngjarjen e rëndë.

Në lidhje me ngjarjen në kërkim janë shpallur Ç. S 36 vjeç; M. Q., 28 vjeç; E. N., 29 vjeç, dhe K. DH., 25 vjeç. Katër të rinjtë tashmë janë shpallur në kërkim pasi si pasojë e terrenit të vëshirë ata mundën ti shpëtonin autoriteteve. Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Dukagjin, shkuan edhe drejtues lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSH-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, të cilët dhanë ndihmesë në zbardhjen e ngjarjes.

Babë e bir u qëlluan me breshëri automatiki ku si pasojë humbi jetën, Zef Guri, dhe u plagos djali i tij Gjin Guri. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Trumës, për ndihmë mjekësore, më te specializuar. Gjin Guri rezulton person me precedent penal. Ai është akuzuar se ka qenë nja nga personat që qëlloi me armë drejt helikopterit të policisë në fshatin Shosh të Dukagjinit gjatë një aksioni antikanabis disa vite më parë.

Guri u arrestua nga policia në Shtator 2015.
Pas daljes nga burgu, ai vijoi aktivitetin në lokalin e tij, ndërsa bën edhe transport pasagjerësh me furgon në linjën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas.