sh kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar lobimi përsa i përket zgjedhjeve të reja që do të mbahen në Kryesinë e demokratve në 29 korrik.

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar pamje në media teksa Basha ndodhet në një takim me deputetin Dashnor Sula.

Basha sot ka qenë i pranishëm në Parlament, ku pas deklaratës për media, ai u fut brenda sallës dhe u përball me dy deputetë demokratë, kritike ndaj tij, Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën.

Burime bëjnë me dije se Basha ka kërkuar që bisedën për këtë çështje të mos e zhvillojnë në sallën e seancave, por në një mjedis privat në Kuvend.

Fillimisht është larguar Saimir Korreshi dhe më pas Dashnor Sula, ndërsa Basha pasi ka qëndruar pak momente me Andia Ullirin për tu takuar në një nga zyrat e tjera të Kuvendit.

Sakaq, bëhet me dije se në takim ka qenë gjithashtu edhe Arbi Agalliu, sekretari i grupit parlamentar demokrat.