“The Albanian Key”, një vepër publike nga mjeshtri shqiptaro-italian Alfred Mirashi Milot është drejt përfundimit.

Si një ndër projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, program nën kujdesin dhe financimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit , vepra po vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, me përmasa prej 20 metrash të gjatë dhe 10 metrash të lartë, “The Albanian Key” përcjell mesazhin për t’i dhënë fund dyerve të mbyllura duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri.