Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi ‘prapaskenat’ sipas tij të rënies së euros dhe forcimit të monedhës vendase, fenomen që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se kulmi i blerjes së votës ishte në Shkodër, bastion i së djathtës, por që në 14 maj shkodranët besuan te socialistët. Berisha akuzoi për blerje votash ish-deputetin Tom Doshi.

“Një rënie e euros në treg mund ta provokojë vetëm hedhja për këmbim e disa qindra milionë eurove. Por u tha se rënia e saj lidhet me fluksin turistik. Shpërndarja e eurove e arrit në qarkun e Shkodrës. Fenomeni Doshi është fenomeni Duçka i vitit 2023. Por blerja e votës me para, narko-euro nën dorë është bërë në të gjithë Shqipërinë. Sipas vlerësimit të bazuar në rënien e paprecedentë të kursit, mund të arrijë në qindra miliona euro.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)