Në qershor duket se do të bëjnë një dasmë të madhe dhe jo në një vend të zakonshëm por në “Lago di Como” në Itali.
Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një vend përrallor që njihet si liqeni ku shkojnë të dashuruarit.
Në këtë ceremoni çifti aq i dashur për publikun tha se nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos.
Moderatorja tha se në qershor do të bëhet dasma, datën e së ëcilës nuk e zbuloi por ajo ndër të tjera tregoi se muzikën në ditën e saj më të veçantë ja ka besuar, Anxhela Peristeri, Brunos dhe Klajd Harunit dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani, i cili është këngëtari i preferuar i Arbanës.
Nuk dimë ende se kujt ja ka besuar fustanin e bardhë, por me siguri grimin moderatorja ja ka lenë në dorë Arbër Bytyqit. Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.