Vëllai i Madh u dha një mundësi banorëve për të rikuperuar paratë e humbura nga çmimi i madh.

Ata janë vendosur përballë një sfide, ku me shumicë votash dy prej tyre do të shkojnë në burg e ti bashkohen katër të burgosurve, me afat të pa caktuar deri në një njoftim të dytë.

Nëse banorët pranojnë, çmimit të madh do t’i shtohen dhjetë mijë euro, e nëse jo do humbasin dhjetë mijë euro të tjera.

E nëse ata do të dëshirojnë t’i shtojnë njëzet mijë euro çmimit të madh, duhet të shkëmbehen katër prej tyre me katër të burgosurit.