Kënaqësi e veçantë, por edhe motivim i jashtëzakonshëm, vizita në dyqanin e familjes Mjeda. Prej katër brezash ata thurin pëlhurë në tezgjah, duke endur në fakt edhe trashëgiminë e pasur të Shkodrës.
Pasioni dhe drejtpërdrejtësia me të cilën foli Kristina, i shkojnë në thelb bindjes sime se duhen investime në drejtime strategjike në këtë fushë.
Falë tyre, jo vetëm nxisim biznesin e forcojmë paketën turistike, por u japim vlerën e mohuar pasurive të trashëgimisë kulturore që Shkodra mbart prej shekujsh.