“Tennis Europe Junior Tour U -12” na dhuroi ndeshje të bukura dhe plot emocione për 5 ditë me radhë në qytetin e Shkodrës.

Një organizim për tu përgëzuar i “Adriatic Tennis Park” , Federatës Shqiptare të Tenisit, “Shkodra Tennis Club dhe Tennis Europe me mbështetjen e Bashkisē Shkodër.

Pata kënaqësinë të ndaja kupat për fituesit e këtij turneu dhe njëkohësisht të përgëzoja organizatorët që po na dhurojnë në vazhdimësi turne kaq të rëndësishme ndërkombëtare, që e kanë kthyer Shkodrën në fokus të vemendjes evropiane e më gjërë.