Oltion Luli kryeson listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak në Shkodër.

Oltion Luli ka lindur në Shkodër me 18 gusht 1969 në një familje të vjetër me tradita qytetare shkodrane. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.Ka kryer studimet e larta në vitin 1992 pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti gjuhë-letërsi.

Zoti Luli, ka qenë ish kampion dhe rekordmen në atletikë në garat e sprintit 60 m, 100 m dhe 200 m. Është mbajtës i 28 Titujve kampion të fituara në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Shpallur “Sportist I shekullit” nga klubi I sportit “Vllaznia”. Në vitin 2000 Oltion Luli ka qenë pjesëmarrës në Lojrat Olimpike Sidney 2000.

Oltion Luli ka një Eksperiencë të gjatë në punë duke mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese. Nga viti 1999-2002 ka punuar si N/Drejtor Gjimnazi “Oso Kuka”, Shkodër duke u rikthyer përsëri në vitin 2016. Gjatë viteve 2003-2004 ka punuar si Drejtor I Burimeve Njerëzore, Prefektura Shkodër dhe
në vitin 2005 ka qenë Prefekt I Qarkut Shkodër.

Në periudhe 2006-2016 ka qenë Drejtor I Kompanisë së Sigurimeve Interalbanian sh.a.

Angazhimi politik dhe shoqëror I Z. Luli është I hershëm. Që në vitin 1996 është anëtar I Partisë Socialiste të Shqipërisë. Gjatë viteve 2001-2003 ka qenë Kryetar I Forumit Eurosocialist Shkodër.Në harkun kohor 2002-2003 ka punuar si Sekretar Organizativ I Partisë Socialiste Shkodër.

Nga viti 1996-2002 ka qenë Kryetar I Federatës Sindikale të Arsimit, Shkodër.
Ndërsa nga viti 2019 e në vazhdim Oltion Luli është Anëtar I Këshillit Bashkiak, Shkodër.