Puna si drejtues i projekteve madhore me qeverinë Berisha e Rama, ftesa për tu përfshirë në politikë nga kryministri Rama në fillim vitin 2021. Dilemat e forta për angazhim me përkatësi, thirrja për të kontribuar në Shkodër, si e vetmja shtysë.

Mikpritja e socialistëve dhe mirënjohja për ta. Besimi se kjo ishte një zgjedhje e mirë, sepse vërtet ishte pranim i një pozicioni të deputetit por në fakt ishte për deputetin e Shkodrës, nuk ishte fjala për politikë, por se kishte hyrë aty tashmë në pozicionin e dikujt që do të përfaqësonte Shkodrën ose që do të kishte mundësi të bënte diçka për qytetin.

Rrëfimi se në fakt kështu ishte më e lehtë marrja e një vendimi politik me një synim të fortë mbrapa që kishte të bënte me të gjithë historinë, trashëgiminë e familjes, me gjithë dëshirën e parealizuar ndonjëherë për të qenë dhe për të vazhduar kontributin në Shkodër.