Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë dëshmi e fitores historike të koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë regjimit të rilindjes. Shkodra do të prijë sërish, ashtu siç ka bërë gjithmonë në momentet kyçe për fatin e vendit.

Diskutuam modelin e fushatës tonë, e cila do të jetë me qytetarët dhe për qytetarët. Partia Demokratike e ka dëshmuar sa herë ka drejtuar vendin që kryefjalë e misionit të saj është PUNA, janë investimet dhe transformimet e mëdha.

Pas 14 Majit nisim ndryshimin e shumë pritur nga shqiptarët