Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shprehur se nuk kanë konstatuar një rritje të çmimit të bukës. Në një konferencë me gazetarët, Ibrahimaj tha se gjatë vitit 2023 do të krijohet një institucion që do të merret me monitorimin e çmimeve.

Ky institucion, sipas Ibrahimajt do të vendosë nëse rritja e çmimeve është bërë vetëm nga një subjekt apo në tërësi nga të gjithë furrat e bukës.

“Do të krjojmë një institucion përgjegjës që lidhet me monitorimin e çmimeve në sektorë të ndryshëm. Do të punojmë gjatë gjithë vitit 2023 për këtë gjë. Se sa realisht janë rritur çmimet, se sa është rritur çmimi i bukës, nëse shtë një dukur e gjithë sektorit apo e një subjekti, këtë do ta shohim kur të dalin shifrat e inflacionit. Nën dijeni tonë nuk ka pasur një rritje të çmimit të bukës,”- tha Ibrahimaj.