Falenderim dhe mirenjohje????

Kandidat per Keshillin Bashkiak te Partise Socialiste bashkia Shkoder ne zgjedhjet e 14 majit.E konsideroj ketë një vlerësim qe me behet nga strukturat dhe forumet drejtuese te partise socialiste Shkoder, e deleguara politike ministrja znj.Elisa Spiropali, kandidati i partise Socialiste për kryetar te Bashkisë Shkodër z.Benet Beci, deputeti i qarkut Shkoder z.Agron Çela! Nje falenderim te veçante per te gjithe bashkepunetoret dhe mbeshtetesit ne gjithe keto vite te rrugetimit tim politik!E konsideroj ne te njëjtën kohe tregues te larte besimi ndaj meje, për te mbajtur dhe justifikuar me pune një përgjegjësi te tillë, pasi detyra e këshilltarit te bashkisë Shkodër është shume e rëndësishme ne misionin për t’u shërbyer qytetareve!Por ne veçanti duke pasur ne drejtim kjo bashki një personalitet si z.Benet Beci, te afte, vizionar dhe mishërues i vlerave me pikante te qytetarisë shkodrane, qenia anëtare i këshillit bashkiak ta shumëfishon obligimin për te punuar me një drejtues te tille ne shërbim te qytetareve te bashkisë Shkodër, nga Velipoja e deri ne Theth!Unë besoj fort, se ne te gjithë se bashku do ja dalim mbanë me sukses ne ketë fushate elektorale! Fitorja e Benet Becit është fitore për Shkodrën, fitore për ti dhënë fund tranzicionit mbi 30 vjeçar ne Bashkinë e Shkodres qe ka instaluar një force politike, dhe hyrjen ne rrugën e ndryshimit te shumëpritur nga qytetaret, për ta fituar kohen qe ka humbur Shkodra! Fitorja e Benet Becit për drejtimin e Bashkisë Shkodër është fitore qe garanton projekte investimesh ne Shkodër për 4 vite, aq sa nuk janë realizuar se bashku ne 32 vite! Prandaj unë e quaj ndere dhe përgjegjësi shume te madhe qenien time anëtare i Këshillit te Bashkisë Shkodër, për te diskutuar, votuar dhe punuar për realizimin e projekteve te ndryshimit dhe zhvillimit te Shkodres qe i garanton zgjedhja e Benet Becit ne postin e kreut te kesaj bashkie!Ju jam shume mirenjohes, bashke do bejme pune te mira per Shkodren!