“Vendi më i errët në ferr është i rezervuar për ata që ruajnë neutralitetin e tyre në kohë krize morale”, vlerësohet të ketë thënë dikur Dante Alighieri. Unë besoj se po përballemi me një krizë të tillë dhe prandaj i thashë po propozimit për të kandiduar për Këshillin e Bashkisë Shkodër.

Tani më shumë se kurrë, ne që jetojmë dhe rrisim fëmijët tanë në Shkodër, përtej qetësisë personale, familjes dhe karrierës profesionale, duhet të angazhohemi për atë që është e drejtë dhe mbron nevojat e komunitetit. Është nder që më jepet një mundësi t’i shërbej komunitetit tim dhe do të ndihem i vlerësuar të punoj për të bërë ndryshime pozitive për bashkinë tonë, duke mbështetur, por edhe kritikuar kur të jetë e nevojshme Kryetarin #BardhSpahia. Faleminderit Partisë Demokratike në koalicionin “Bashkë Fitojmë” që ma besoi këtë përgjegjësi.#GjenarinKapcariGjithsesi, pavarësisht partisë asnjë nga ne që konkurojmë me sigla të ndryshme partiake nuk duhet të harrojë që jemi të gjithë kandidatë për Shkodrën, dhe jo për të zënë një vend në një tavolinë të pushtetit diku në Tiranë.Shkodra ka nevojë për përfaqësues që kujdesen për interesat e banorëve të saj, dhe jo vetëm për interesat e partisë së tyre.Le të punojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne…