Mbi 13 kg drogë përfshirë hashash, kokai në dhe marij uanë, të ndara në pako me foton e mafiozit u sekuestruan nga karabinierët në Itali gjatë kontrollit në një magazinë që ishte përshtatur dhe si laborator për paketimin e drogës.

Për ditë të tëra, ushtarakët kishin survejuar hyrjen e magazinës në periferi të Marsala, derisa ndaluan një 28-vjeçar që doli prej ambienteve të saj me më shumë se 50 gramë kok ainë të pastër.

Në magazinë karabinierët gjetën lloje të ndryshme droge, mes të cilave pako hashashi me fotot e Salvatore Riina-s dhe personazhit të “Kumbarit”.

Ushtria sekuestroi gjithsej 13 kg hashash, 700 gramë kok ainë të pastër dhe 700 gramë ma rijuanë që ndodheshin në qese të ndryshme plastike.