Veleçiku dy dite me pare ka marre nje fitore me shume vlere duke fituar 2-0 ne Librazhd ndaj Sopotit pretendent. Me kete trepikesh koplikasit jane ngjitur ne vendin e dyte te renditjes dhe jane serish ne gare per vendin e pare dhe ngjitjen ne kategorine e pare.

Nje nga protagonistet kryesore te tyre ne ndeshjen ndaj Sopotit ka qene serish sulmuesi me shume pervoje Arsen Hajdari i cili shenoi golin e pare duke i hapur rrugen ketij suksesi. Ne fakt, Hajdari eshte shnderruar ne protagonistin kryesor te kesaj skuadre.

Ndonese ai eshte 34 vjeç, Hajdari duket se nuk ka nder mend ta humbase shkelqimin e tij. Ka shenuar deri tani 12 gola duke qene golashenuesi i dyte me i mire i kampionatit. Ai ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka folur per objektivat e Veleçikut por edhe ato personale. Per me teper, lexoni prononcimin e tij:


– E rendesishme fitorja e para dy diteve ne Librazhd ndaj Sopotit pretendent?

Ishte nje ndeshje me shume rendesi sepse kishim edhe mundesine t’i merrnim vendin e dyte Sopotit ne rast se do ta mundnim. Njekohesisht ishim shume te mobilizuar per ta bere kete gje sepse na kishte mundur ne ndeshjen e pare ne Koplik. Ia dolem duke fituar 2-0 dhe padyshim qe jemi te lumtur sepse nuk eshte pak te fitosh ne transferte ndaj nje ekipi pretendent.

– Ishte e veshtire arritja e kesaj fitoreje?

Ajo ishte nje ndeshje e luftuar nga te dy ekipet per vete pozitat ne renditje. U be nje loje shume e bukur, e hapur, por ne ishim pergatitur shume per kete ndeshje edhe ia dolem me sukses.


– Dhe tani jeni te dytet ne renditje. Si e shpjegoni kete gje, kur ne janar u jane larguar 5-6 lojtare dhe ju po permiresoni rezultatet?

Qysh ne fillim te sezonit objektivi yne ka qene kategoria e pare. Kemi gabuar ne dy a tre raste, por kemi ndenjur afer objektivit. Pak na u veshtiresuan gjerat edhe me ikjen e disa lojtareve me eksperience ne janar, por me punen e palodhshme qe po ben profesor Dritani, si dhe duke patur ndihmen e drejtuesve, jemi prape aty ku mendojme, ne gare per ne kategorine e pare.


– 34 vjeç por nuk po dini te ndaleni dhe jeni golashenuesi i dyte me i mire i kampionatit. Cili eshte sekreti juaj?

Me thene te drejten “sekreti” eshte stervitja shume e mire. Por edhe eksperienca luan rol te madh ne kete kategori. Kemi nje ekip simpatik ku jane te nderthurur lojtaret me eksperience me djem te rinj qe kane shume deshire te luajne.


– 12 gola deri tani. Keni vene nje objektiv sa gola do te shenoni kete sezoni?

Shpresoj qe te shenoj perseri, por nuk eshte shume e thjeshte te shenosh ne kategorine e dyte sepse behet nje loje e ashper dhe disa fusha nuk jane te favorizushme per te shenuar, por shpresoj te arrij kuoten e 17 apo 18 golave ne kete kampionat.


– Veleçiku i dyti per momentin ne renditje. Do tentoni te ruani kete vend apo do shikoni per te parin?

Duke pare edhe ecurine e kampjonatit shpresojme per vendin e pare deri ne fund. Eshte nje lufte e hapur per vend te pare sepse ka edhe 5 ndeshje kurse per vendin e dyte mendoj qe nuk e leshojme me.

– Keni nje kalendar te favorshem ne keto ndeshjet e mbetura?

Po, mendoj qe kalendarin e kemi te favorshem sepse Voren, ekipin qe kryeson kampionatin, e presim ne Koplik ne ndeshjen e fundit te kampionatit dhe shpresojme qe Vora te ndalet dhe ate dite te behet nje finale kush te dale ne kategori te pare.
Intervistoi: Gjergj KOLA