Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është ndalur këtë të shtunë në Shkodër, ku po zhvillon bashkëbisedim me kandidatët për këshillin Bashkiak dhe simpatizantë të PL. Ai thekson se zëri i rinisë shkodrane do të dëgjohet si asnjëherë në Këshillat Bashkiake më 14 Maj.
“Në Shkodër me kandidatet dhe kandidatët e mrekullueshëm të Partisë të Lirisë për Shkodrën! Zëri i rinisë shkodrane do të dëgjohet si asnjëherë në Këshillat Bashkiake më 14 Maj! Për Shkodrën që u përket të rinjve!Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta në foton që ka shpërndarë në Facebook.
Ai eshte takuar edhe me Kryetarin e Bashkise Shkoder ku ne nje video shperndare ne rrjetet sociale ka deklaruar se ne Qarkun e Shkodres do te fitojme 5 me 0.