Ndërtimi është kthyer në lokomotivën e ekonomisë shqiptare. Shifrat e INSTAT tregojnë se pavarësisht rritjes së normave të interesit për kreditë, as lejet e ndërtimit dhe as çmimet e banesave nuk janë ndalur.

Gjithashtu edhe pse totali i kredisë është ngadalësuar në dy tremujorët e fundit, kredia në total vijon rritjen udhëhequr nga euro. Në këto kushte ekspertët bëjnë thirrje që të rishikohet me vëmendje sektori pasi mund të jetë i mbivlerësuar.

Të paktën në dy vitet e fundit kemi rritje me 40% të çmimit të banesave, të cilat më së shumti janë përqendruar në zonën e kryeqytet dhe zonat bregdetare, dhe e njëjta situatë nuk reflektohet në zonat periferike të Shqipërisë. Mendoj që në këtë mes dihet se tregu jonë ka një fluks kapitali që vjen jo nga bizneset, por fluks nga investitorët e jashtëm që hyjnë në ndërtim.

Nga bilancet që ne kemi parë te disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend dukshëm kanë një paraqitje të detyrimeve më të larta se sa kërkesa për arkëtime dhe kjo tregon edhe aty presionin që kanë për likuiditete dhe mënyrën se do ekspozohen në të ardhmen në rast se do ketë ulje të kërkesës. Bilancet gjithashtu kanë ende problematika përsa i përket transparencës përderisa nuk kemi rritje të dividentit, që janë fitimet, me të cilat kompanitë i riinvestojnë,”- shpjegon Eduart Gjokutaj.

Banka e Shqipërisë dhe institucione ndërkombëtare kanë bërë shpesh thirrje për diversifikimin e ekonomisë shqiptare. Sektorë të tjerë, si bujqësia prej disa vitesh kanë qëndruar në stanjacion pa ndikuar në rritjen ekonomike të vendit./TopChannel