Një detaje i rëndë është zbuluar nga masakra sot në Don Bosko. Disa persona të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një lokali në zonën e Don Boskos duke vrarë një grua, e duke plagosur 5 persona të tjetër.

Nga ngjarja e rëndë, mbeti e lënduar nga copat e xhamave edhe një vajzë 10-vjeçare, por e mitura duket se parë gjyshen që ia vranë para syve brenda lokalit në Don Bosko, pasi ishte mbesa e banakieres Mimoza Paja.

Të plagosur mbetën Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç dhe Sahit Murati, 50 vjeç. Ky i fundit është xhaxhai i Fation Muratit, i cili është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Fation Murati është një emër i njohur për autoritetet policore, i artikuluar për lidhje me disa personazhe të njohur të botës së krimit.