Kryesocialisti Edi Rama i ka kërkuar kryesisë socialiste që krahas kandidatëve për kryetar bashkie fokusi të jetë edhe në një aspekt tjetër.

Duke cituar burime nga mbledhja e kryesisë socialiste, gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton detaje nga kjo mbledhje.

Edi Rama ka kërkuar një vëmendje të posaçme edhe për ata të cilët do të garojnë për këshillat bashkiak.

Ka kërkuar të jenë kandidatura gjithë përfshirëse.

I ka lënë detyrë drejtuesve politik të takohen me secilin kandidat për këshillat bashkiak.

Do të jetë mbledhja e Kryesisë Socialiste më 25 Mars nga ku do të bëhet publike skuadra garuese socialiste për lokalet e 14 Majit.