Artan Bobnaj është personi i cili mbeti i plagosur ditën e sotme me thikë. Ky person, u qëllua me thikë brenda një lavazhi, në lagjen ‘Rus’. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili raportohet se është i moshës 78-vjeçare. Nuk dihet ende motivi i sherrit mes dy personave mirëpo Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Në foto, shihet se thika e përdorur në ngjarje, ndodhet ende në tokë.

Bobnaj, ka marrë plagë sipërfaqësore. Ai ndodhet në spitalin e Shkodërës, nën kujdesin e mjekëve. Pritet që në orët në vijim të bëhen publike më shumë detaje për ngjarjen./Dosja.al