Andreas Dushi në prozë me librin “Në besë të tatuazhit tënd”, Eleni Laperi në publicistikë me librin “Kol Idromeno themelues i artit shqiptar” dhe Xhahid Bushati ne memuaristike me vepren e tij “Fredi”, janë tre fituesit e çmimit mbarëkombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2023.

I kthyer në traditë edicioni i 7 i çmimeve “At Zef Pllumi” u organizua me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, ndërsa në ceremonine e ndarjes së tyre ishin të pranishem autoritete lokale si dhe njerez të artit dhe kultures nga të gjitha trevat shqipfolese.

Fituesit e çmimit “At Zef Pllumi” e konsideruan mjaft domethenes vlerësimin që iu bë.Pjesë e konkursit letrar u bënë veprat e 27 autoreve, ndërsa juria përbëhej nga Flutura Açka Kryetare si dhe Arben Prendi dhe Tonin Çobani anetar.Ne këtë edicion pati edhe cmime nderi dhe karriere, ku juria vlersoi Majlinda Bregasin, Bedri Blloshmin Fatbardha Saraçin, Gjergj Jozef Kola, Qerim Vrioni dhe Mark Aliaj.