Rruga “Selim Gjyrezi” eshte nder kryesoret per qindra familje qe banojne ne mjediset e ish-zooteknikes ne Kiras te qytetit te Shkodres.Kjo për faktin se lidh disa blloqe banimi në këtë zonë, për të dalë në rrugën kryesore.

Pavaresisht zvarritjeve te deritanishme , banorët vazhdojnë ti kerkojnë bashkisë Shkodër që ta marrin në konsideratë shqetësimin e tyre, duke i kujtuar se i paguajn taksat si të gjithe qytetarët e tjerë.

Ata thonë se nuk do të marrin pjesë në votime në rast se nuk i plotësojnë kërkesat për shtrimin e rrugës. Ish Zooteknika që prej vitit 1990 u kthye në një zonë banimi për qindra familje, por banorët ndihen të diskriminuar.

Fakti që në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim prej vitesh ka bërë që ky segment të degradojë saqë kur bie shi rruga eshtë pothuajse e pakalueshme.Pavarësisht se kjo zonë është kthyer në një nga lagjet më të mëdha të periferisë në Shkodër ende askush nuk kujtohet për këta banorë që janë pjesë e qytetit.